Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes, beson se italiani Sandro Tonali, aktualisht është mesfushori më i mirë në Prmeier League.
Ish-mesfushori i “djajve të kuq” ka theksuar se mesfushori i Newcastlet është edhe më i mirë se Declan Rice.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoScholesi vlerësohet si njëri prej mesfushorëve më të mirë në histori të Premier Leagues.
Ai i luajti 499 ndeshje në elitën angleze, shënoi 102 gola dhe i fitoi 11 tituj.
“E dua Tonalin. Ai mund të vrapojë shumë, njësoj edhe Bruno Guimaraes. Por, do ta zgjidhja Tonalin për momentin. Mendoj se është edhe më i mirë se Declan Rice. Edhe Rice më pëlqen, mos më keqkuptoni. Mendoj se aspekti fizik, stili i lojës në mbrojtje e sulm ku mund të shënojë gola, mendoj se Tonali bën mjaftueshëm. E preferoj Tonalin”, ka deklaruar Scholes, që ka 66 paraqitje për Anglinë.