Kohët e këqija mes Malit të Zi dhe Kroacisë janë pas, dhe tifozët e Malit të Zi janë përkujdesur që ta përkujtojnë këtë gjatë ndeshjes së futbollit që u zhvillua dy ditë në “Maksimir” në Zagreb, shkruan “Vijesti”.
Mali i Zi pësoi 4:0 nga Kroacia në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026.
Por, ajo që ra në sy ishte mesazhi i tifozëve malazezë.
“Nga Lovçeni, qan zana, na falni, Dubrovnik”.
Fjala është për vargje të njohura që u dëgjuan nga Cetinje gjatë sulmit nga Mali i Zi në Dubrovnik në vitet ’90.
Rreth 7000 rezervistë malazezë morën pjesë në sulmin në Dubrovnik që nisi më 1 tetor të vitit 1991 dhe zgjati deri në maj të vitit 1992.

Në vitin 2000, kryeministri i atëhershëm i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u kërkoi falje zyrtare autoriteteve kroate për dëmet e shkaktuara.