Futboll

Tifozët hyjnë në fushë në Skoci, gjakoset një futbollist

Tifozët hyjnë në fushë në Skoci, gjakoset një futbollist

Ylli i skuadrës së Aberdeenit, Jack KacKenzie, është goditur me karrige të hedhur nga tifozët e skuadrës së tij. 

Pas përfundimit të ndeshjes Dundee United – Aberdeen që përfundoi 2:1, ka bërë që tifozët e Unitedit të hyjnë në fushë për të festuar pasi kanë përfunduar në vendin e katërt. 

“SunSport” mëson se karrigia është hedhur nga tifozët mysafirë si kundërpërgjigje, por e ka goditur vetëm mbrojtësin e krahut të majtë, MacKenzie. 

Skocezit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi mjekësor. 

Ai nuk ka pranuar të shkojë në spital.  

Ishte edhe xhiroja e fundit e kampionatit skocez. 

Dundee United përfundoi në vendin e katërt me 53 pikë dhe ka siguruar kualifikimet për në Ligën e Evropës. 

Aberdeeni pati 53 pikë po ashtu por goldallim më të dobët. 

Aberdeeni do të garojë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.