Mbrojtësi i Zurichut, Lindrit Kamberi, ka pësuar thyerje të katërfishtë të ashtit të hundës, ka njoftuar klubi zviceran.
Në ndeshjen e së shtunës ndaj Baselit, kapiteni i Zurichut u godit me bërryl nga Ludwig Malachowski.

Kamberi kishte gjakderdhje nga hunda gjatë ndeshjes dhe u trajtua për disa minuta.
“Akti i qartë i dhunës i Malachowskit u ndëshkua vetëm me karton të verdhë. VAR-i nuk ndërhyri”, ka shkruar Zurichu.
Ende nuk është vendosur nëse Kamberi do të luajë në fundjavë.