Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Thaqi: Vendosën golat që pësuam herët

Arsim Thaqi

Trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi, ka vlerësuar forcën e Luganos pas humbjes 5:1 në Ligën e Konferencës. Dukagjini u mposht në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

“Lugano është një prej ekipeve më të forta që kemi mundur ta kemi përballë. I ka tre reprezentues në përbërje, dy prej tyre të Zvicrës. Golat që i morëm në fillim na kushtuan në vazhdim”, ka theksuar Thaqi.

“Nuk ishte e lehtë të rikuperohemi pas golave të fillimit. Na janë larguar pesë lojtarë cilësorë. Lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë potencial, por u duhet kohë. Kishim përballë një skuadër me vlerë 40 milionë dhe nuk ishte e lehtë. Lugano ka diktuar tempon e lojës. Lugano është duke zhvilluar ndeshje në kampionat, ndërsa ne kemi startuar me ndeshje evropiane. Dëshira ishte, por nganjëherë mundësitë janë këto”, ka shtuar Thaqi.

Lexo përditësimet tjera
Dukagini

Dukagjini përshëndetet nga Evropa me humbje të thellë