Thaqi: Vendosën golat që pësuam herët
Trajneri i Dukagjinit, Arsim Thaqi, ka vlerësuar forcën e Luganos pas humbjes 5:1 në Ligën e Konferencës. Dukagjini u mposht në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali dhe u ndal në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
“Lugano është një prej ekipeve më të forta që kemi mundur ta kemi përballë. I ka tre reprezentues në përbërje, dy prej tyre të Zvicrës. Golat që i morëm në fillim na kushtuan në vazhdim”, ka theksuar Thaqi.
“Nuk ishte e lehtë të rikuperohemi pas golave të fillimit. Na janë larguar pesë lojtarë cilësorë. Lojtarët e rinj që kanë ardhur kanë potencial, por u duhet kohë. Kishim përballë një skuadër me vlerë 40 milionë dhe nuk ishte e lehtë. Lugano ka diktuar tempon e lojës. Lugano është duke zhvilluar ndeshje në kampionat, ndërsa ne kemi startuar me ndeshje evropiane. Dëshira ishte, por nganjëherë mundësitë janë këto”, ka shtuar Thaqi.
Dukagjini përshëndetet nga Evropa me humbje të thellë
Humbja 1:0 në Zvicër kishte rritur shpresën te Dukagjini se në ndeshjen e dytë do të mund të siguronin avancimin tutje në Ligën e Konferencës.
Por ndeshja e dytë doli të jetë shumë e rëndë, ndërsa Lugano kundërshtare e pakalueshme.
Dukagjini të mërkurën pasdite u mposht 5:1 nga skuadra zvicerane, në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhvillua në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, në praninë e pak shikuesve.
Nuk kishte ndonjë dramë në këtë ndeshje evropiane.
Mysafirët shënuan dy gola të shpejtë për të hapur rrugën drejt fitores së thellë. Kevin Behrens shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa Daniel dos Santos realizoi gol tjetër në minutën e nëntë.
Dukagjini reagoi në minutën e dhjetë, kur për 2:1 realizoi Meris Maliqi.
Megjithatë kjo ishte e tëra. Behrens shënoi edhe në minutën e 36-të dhe të 58-të, kurse Egzon Sinani shënoi autogol në minutën e 51-të. Pjesa e dytë në fakt ishte thuajse formale, me të dy skuadrat që mezi prisnin të përfundonte sfida.
Si fitues i Kupës së Kosovës, Dukagjini nisi garimin prej raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Dhe u ndal në këtë rreth garash.
Skuadra nga Klina për herë të dytë luajti në Evropë. Në edicionin 2023/2024 e eliminoi Europan e Gjibraltarit në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Në raundin e dytë ishte eliminuar nga Rijeka. Nga skuadra kroate e kishte humbur 6:1 ndeshjen e dytë. Edhe tani klinasit largohen nga skena evropiane me humbje të thellë.
Lugano po e “shkatërron” Dukagjinin
Lugano është duke e mposhtur thellë 5:1 Dukagjinin.
Golin e pestë për skuadrën zvicerane e realizoi Kevin Behrens me asistim të Uran Bislimit në minutën e 58-të.
Lugano shënon edhe golin e katërt ndaj Dukagjinit
Dukagjini e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Dukagjinit.
Egzon Sinani realizoi autogol për rezultatin 4:1 në të mirë të skuadrës zvicerane.
Dukagjini drejt eliminimit, po pëson 3:1
Dukagjini është duke u mposhtur 3:1 nga Lugano pas pjesës së parë.
Ndeshja që po luhet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Kevin Behrens e kaloi në epërsi Luganon në minutën e gjashtë. Tre minuta më pas, Daniel Dos Santos, realizoi për 2:0.
Një minutë më pas, Dukagjini e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Meris Maliqi.
Behrens e realizoi edhe golin e tretë për mysafirët në minutën e 36-të.
Dukagjini pëson edhe golin e tretë
Dukagjini e ka pranuar edhe golin e tretë në përballjen ndaj Luganos.
Kevin Behrens shënoi për 3:1 në minutën e 36-të.
Tri gola të shpejtë në ndeshjen Dukagjini – Lugano
Janë shënuar tri gola të shpejtë brenda dhjetë minutave në ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe Luganos.
Kevin Behrens e kaloi në epërsi Luganon në minutën e gjashtë. Tre minuta më pas, Kevin Behrens, realizoi për 2:0.
Një minutë më pas, Dukagjini e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Meris Maliqi.
Lugano shënon ndaj Dukagjinit
Lugano ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit.
Kevin Behrens realizoi për 1:0 në minutën e gjashtë.
Është ndeshja kthyese e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Dukagjini publikon formacionin startues
Dukagjini ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kthyese ndaj Luganos në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Luganos fillon nga ora 16:30 dhe luhet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.
Dukagjini në ndeshjen e parë u mposht 1:0.
Formacioni i Dukagjinit: Lekajm Hugo, Sinani, Basri, Bardhoku, Pefqeli, Gashi, Mërlaku, Maliqi, Jeudi, Isufi
Formacioni i Luganos: Von Ballmoos, Bicheel, Mai, Papadopoulos, Zanotti, Bislimi, Grgic, Dos Santos, Cimignani, Behrens, Steffen