Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDhjetëra punëtorë po i bënin të mërkurën përgatitjet e fundit në Stadiumin Nacional të Sllovakisë në Bratislavë.
I njohur edhe si “Tehelne pole”, stadiumi të enjten mbrëma e “pret” ndeshjen shumë të rëndësishme mes Sllovakisë dhe Kosovës. Përfaqësuesja që fiton, siguron finalen e plejofit për kualifikim në Botërorin e këtij viti. Ndeshja fillon në ora 20:45.
Stadiumi ka pamje moderne. Në fakt edhe është modern e i ri, me hapësira të shumta të brendshme, të rregulluara mirë dhe funksionale.
Stadiumi, që shfrytëzohet për aktivitete të ndryshme, është hapur në vitin 2019. Prej skuadrave në të luan Slovan Bratislava. Është edhe shtëpi e përfaqësueses sllovake. Është në një pjesë të re të kryeqendrës sllovake, në një lagje të mbushur me objekte sportive.
Kapaciteti i stadiumit është 22 mijë e 500 ulëse.
Stadiumi i ri e ka zëvendësuar stadiumin e vjetër “Tehelne pole”, të hapur në vitin 1939, të mbyllur në vitin 2009 e të rrënuar në vitin 2013.
Ndërtimi i këtij stadiumi, sipas mediave sllovake, ka kushtaur 98,5 milionë euro.
Ndeshja e parë në kuadër të Ligës së Evropës e zhvilluar në këtë stadium ishte ajo në mes të Slovan Bratislavas dhe Feronikelit të Drenasit. Më 24 qershor 2019, Slovani kishte fituar 2:1.
Prej përfaqësueseve, Gjermania ishte e fundit që luajti në këtë stadium. Më 4 shtator të vitit të kaluar, gjermanët pësuan 2:0 nga Sllovakia.
Të enjten mbrëma do të jetë radha e të përzgjedhurve të Franco Fodas që të vrapojnë në fushën e objektit sportiv më të bukur në Sllovaki. Synimi është i qartë – të heshten mijëra tifozë sllovakë dhe të bëhen të zhurmshëm tifozët shqitarë, që po ashtu do të jenë mijëra.