Pas barazimit të Zvicrës ndaj Sllovenisë dhe fitores së Kosovës kundër Suedisë, bileta për Kupën e Botës do të pritet në nëntor – ndoshta në një finale në Prishtinë
Pas barazimit pa gola ndaj Sllovenisë, rruga e Zvicrës drejt kualifikimit për Kupën e Botës është bërë më e vështirë sesa pritej. Meqenëse Kosova arriti fitore në Goteborg, duke mposhtur Suedinë 1:0, ata teorikisht mund të kenë një përballje kundër Zvicrës.
Skenari: Nëse skuadra përfaqësuese nuk arrin të fitojë ndeshjen e parafundit në shtëpi kundër Suedisë në Gjenevë më 15 nëntor dhe Kosova arrin të sigurojë tri pikë të tjera jashtë fushe në Slloveni, beteja për vendet në grup do të vendoset tri ditë më vonë në Prishtinë, më 18 nëntor.
Murat Yakin nuk ka frikë nga Kosova
Ekipi i drejtuar nga Murat Yakin tani përballet me kërcënimin e humbjes së garës për një biletë direkt për Kupën e Botës.
“Ne i njohim lojtarët”, thotë trajneri i ekipit “helvetik” me respekt, por pa frikë – pavarësisht kësaj situate të krijuar.
“Ne nuk kemi frikë nga asnjë kundërshtar”, ka thënë Yakin.
Zvicra fitoi ndeshjen e parë në Basel 4:0. Në atë kohë, trajneri i Kosovës, Franco Foda, tha se skuadra e tij nuk e kishte treguar ende fytyrën e saj të vërtetë. Që atëherë, ata kanë fituar Suedinë dy herë dhe e kanë barazuar pa gola ndaj Sllovenisë në shtëpi, njësoj siç bëri Zvicra në udhëtim.
Yakin: Është e jashtëzakonshme ajo që po arrin Kosova
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë mund t’i zërë vetëm 12 mijë shikues, por është shndërruar në një arenë futbolli. Kosova nuk ka humbur në shtëpi për më shumë se një vit. “Është e jashtëzakonshme ajo që po arrin Kosova”, thotë Yakin.
Lojtarët janë gjithashtu të vetëdijshëm për forcën e kosovarëve në shtëpi.
“Do të ishte mirë nëse kualifikimi do të ishte i përcaktuar para udhëtimit për në Prishtinë”, thotë Remo Freuler, duke shpresuar në fitore kundër Suedisë në Gjenevë.
Xhaka: Mund ta mposhtim vetëm veten
Një fitore kundër Suedisë do të poziciononte Zvicrën në vendin e parë, pasi goldallimi është i jashtëzakonshëm – 9:0.
Edhe nëse Kosova fiton kundër Sllovenisë, ata aktualisht janë në pozicion shumë të keq me një diferencë golash 3:4.
Granit Xhaka e ka pranuar po ashtu këtë fakt.
“Duhet të ndodhin shumë gjëra që të arrijmë kualifikimin”, thotë kapiteni.
“Ne kemi shumë cilësi në ekipin tonë dhe mund ta mposhtim vetëm veten. Ende duhet të japim 100 për qind për të siguruar biletën tonë për kualifikim në Kupën e Botës”, ka thënë Xhaka.