Futboll

Te Salzburgu i frikësohen Xherdan Shaqirit

Xherdan Shaqiri

Trajneri i Red Bull Salzburgut, Thomas Letsch, ka thënë se Baseli e ka armë të fortë kapitenin Xherdan Shaqiri. Ai ka thënë se Shaqiri mund ta bëjë diferencën në shumë situata.

“Me Xherdan Shaqirin, Baseli ka një lojtar të nivelit të lartë që mund të luajë në mënyrë fleksibile në mesfushë ose në sulm dhe të bëjë diferencën”, ka thënë Letsch.

Salzburgu dhe Baseli luajnë ndeshjen vendimtare për të siguruar plejofin në Ligën e Evropës.

Ndeshja zhvillohet të enjten nga ora 21:00, ndërsa është e parafundit e fazës së ligës.

Salzburgu është në vendin e 31-të me tri pikë, kurse Baseli me gjashtë pikë mban pozitën e 26-të.

“Duhet të japim maksimumin dhe të përpiqemi të krijojmë shumë raste. Na duhen dy fitore nga dy ndeshjet e fundit. Çdo gjë tjetër është e pakuptimtë. Përndryshe, do të duhet të fillojmë të bëjmë llogaritë”, ka thënë Shaqiri para nisjes për në Austri.

Shaqiri 34-vjeçar ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 12 herë në 30 ndeshje në të gjitha garat e këtij edicioni.