Drita – Ballkani është derbi i madh i xhiros së 24-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Kjo ndeshje zhvillohet të martën prej orës 14:00 në fushën me bari artificial në Gjilan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBëhet fjalë për dy skuadrat që po luftojnë për titull, ndonëse Drita është shumë më afër këtij qëllimi.
Drita është lidere me 50 pikë, dhjetë më shumë se Ballkani, kampioni i tri edicioneve të fundit.
Në xhiron e kaluar Drita humbi 1:0 nga Llapi në Podujevë, ndërsa Ballkani luajti 1:1 në derbin me Prishtinën.
Të martën është edhe ndeshja mes Ferizajt dhe Llapit. Të mërkurën janë ndeshjet Malisheva – Gjilani dhe Prishtina – Dukagjini, ndërsa të enjten është ndeshja Suhareka – Feronikeli 74.