Te skuadra e Clujit kanë folur për transferimin e mundshëm të Meriton Korenicës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka pasur raportime edhe më herët nëse ai do të largohet nga Rumania, ndërsa të shtunën ka folur presidenti i klubit rumun, Iuliu Mureshan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMureshan ka thënë se Korenica është pëlqyer nga trajneri i DC Unitedit.
“Korenica nuk është larguar ende. Trajneri i DC Unitedit e ka pëlqyer Korenicën kur erdhi ta shohë Louis Munteanun, por nuk e di nëse ka diçka konkrete”, ka thënë Mureshan për “Digi Sport”.
Këtë edicion, Korenica i ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat për Clujin.
Cluji për lirimin e 29-vjeçarit i kërkon katër milionë euro.