Te skuadra e Bayern Munichut po rritet një tjetër futbollist shqiptar, dhe skuadra e madhe gjermane beson në të.
Skuadra bavareze të enjten ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me tetë futbollistë të rinj.
17-vjeçari Afrim Gashi është mbrojtës. Ai u lind më 11 janar 2009.
Të gjithë futbollistët që vazhduan kontratat me Bayernin do të vazhdojnë të paraqiten për të rinjtë e kësaj skuadre.
Por, mund ta kenë mundësinë të debutojnë edhe me ekipin e parë.
Trajneri Vincent Kompany në edicionin e kaluar ia dha rastin mesfushorit Erblin Osmani.