Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tare nis bisedimet për transferimin e Lewandowskit

Robert Lewandowski

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zhvilluar bisedime me menaxherin e Robert Lewandowskit, Pini Zahavi.

Tare ka biseduar me Zahavin për të parë nëse ekziston mundësia e transferimit të polakut, shkruan të martën sajti “SempreMilan”.

Lewa luan për skuadrën e Barcelonës dhe me klubin e madh spanjoll ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Ka raportime se 37-vjeçari nuk do ta vazhdojë kontratën me Barçën dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Milani po punon ta përforcojë repartin e sulmit edhe për edicionin e ardhshëm.

Lewa është prej sulmuesve më të mirë në Evropë në dekadën e fundit.

Edhe Menaxheri i Lewandowskit takohet me Juventusin Futboll 2 muaj më parë Menaxheri i Lewandowskit takohet me Juventusin

Ai pjesë e gjigantit katalunjas është nga viti 2022. Deri më tani ka zhvilluar 154 ndeshje dhe ka kontribuar me 105 gola dhe 20 asistime.

Për kohë të gjatë ka luajtur edhe te Borussia Dortmundi dhe Bayern Muncheni.