Futbollisti i ri që vlerësohet me perspektivë të madhe në futbollin evropian, Ardon Jashari, aktualisht është prej dëshirave më të mëdha të Milanit, që për drejtor sportiv e ka Igli Taren.
Edhe 22-vjeçari që aktualisht është lojtar i Club Brugges, i ka informuar zyrtarët e klubit se e dëshiron një lëvizje të tillë.
Lajmi është bërë i ditur të premten edhe nga njohësi i transferimeve në futbollin evropian, Fabrizio Romano.
Ndërkohë, burime të mediumit të madh zviceran “Blick”, kanë shkruar se Tare aktualisht është në Belgjikë për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm.
Jashari me Club Bruggen e fitoi Kupën e Belgjikës dhe u shpall lojtari më i mirë i kampionatit elitar belg.
Edhe
Pas Tares, edhe presidenti i Milanit flet për Jasharin
Transferimi i Jasharit te Milani mund të bëhet për 40 milionë euro.
Palët e përfshira ende nuk kanë arritur marrëveshje, ka theksuar “Blick”.