Ardon Jashari mund të transferohet te AC Milan për plot 35 milionë euro. Bisedimet vendimtare me drejtorin sportiv të Milanit, Igli Tare, do të zhvillohen sot, ka njoftuar “Blick”.
Gazetarë të ndryshëm italianë kanë njoftuar se 22-vjeçari Jashari është në krye të listës së dëshirave të Milanit. Aktualisht oferta e Milanit dhe kërkesa e Club Brugge dallon për pesë milionë euro.
Jashari ka kontratë me fituesin e Kupës së Belgjikës deri në vitin 2029. Ai u shpall lojtari më i mirë i kampionatit belg. Po ashtu shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Zvicrës ndaj SHBA-së.