Futboll

Superkompjuteri zgjedh fituesin e Botërorit për klube

Botërorit për klube

Edicioni i parë me risi i Kupës së Botës për Klube, që organizohet në SHBA, nis më 15 qershor dhe do të zgjasë deri në gjysmën e muajit korrik.

Shumë skuadra e pretendojnë trofeun e çmuar, por superkompjuteri i “Opta Analyst” e ka zgjedhur tashmë fituesin.

Favoriti më i madh për ta fituar trofeun është Paris Saint-Germaini, me 18.5 për qind.

Prapa skuadrës franceze që e fitoi Championsin javë më parë thellë ndaj Interit 5:0, është Manchester City i Pep Guardiolës me 17.8 për qind.

City është fitues në fuqi i këtij turneu.