Të dielën mbrëma Xhaka ka fituar çmimin MVP për vitin 2024 në Zvicër. Në garën për këtë çmim, Xhaka kishte konkurrencë shumë të fortë.
Fitoi para Lara Heini të “floorballit” dhe Kevin Fiala të hokejit mbi akull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori Xhaka ka udhëhequr Bayer Leverkusenin drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Gjermanisë. Ka shkëlqyer me Zvicrën në Euro 2024, ndërsa me Leverkusenin arriti edhe në finale të Ligës së Evropës.
“Dua të falënderoj të gjithë: ekipin tim, stafin, trajnerët. Të jem i sinqertë, nuk jam tifoz i madh i këtyre çmimeve individuale. Pasi siç them, suksesi nuk është i mundur i vetëm. Të duhet ekipi, stafi dhe trajnerët. Viti i kaluar ishte i paharrueshëm. Për mua, për klubin dhe për gjithë qytetin. Evropiani ishte po ashtu i jashtëzakonshëm. A mund të jetë viti 2025 më i mirë? Shpresoj që po. Do të bëhem sërish baba në muajin mars”, ka thënë Xhaka.
Në ceremoninë “Sports Awards” janë dhënë edhe shumë çmime të tjera.
MVP është prej çmimeve kryesore, por jo kryesori.