Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Suhareka merr pikë në Klinë por mbetet e parafundit

Suahreka

Dukagjini e Suhareka e kanë zhvilluar të martën ndeshjen e parë të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ndeshja në Klinë nuk dha fitues. Përfundoi 1:1.

Pika është e rëndësishme për të dy skuadrat në garën për ekzistencë.

Dukagjini është i shtati me 36 pikë, ndërsa Suhareka mbetet e nënta, përkatësisht e parafundit, me 33 pikë. 33 pikë i ka edhe Llapi në vendin e tetë.

Mevlan Zeka kaloi në epërsi 1:0 Suharekën në minutën e dhjetë. Për 1:1 shënoi Faton Neziri në minutën e 20-të. Në fakt goli ishte më shumë “meritë” e portierit të Suharekës, Eurolind Avdimetaj. Për shkak të erës, një top plotësisht i parrezikshëm e kaloi shtatlartin dhe përfundoi në rrjetë.

Shifrat më nuk ndryshuan dhe kështu të dy skuadrat lëshuan pikë të rëndësishme.

Edhe Nga një pikë për Dukagjinin e Suharekën Futboll Nga një pikë për Dukagjinin e Suharekën

Të mërkurën janë ndeshjet Llapi – Feronikeli dhe Ferizaj – Malisheva. Të enjten luhen takimet Ballkani – Gjilani, Drita – Prishtina.


Baras në Klinë pas pjesës së parë

Ka përfunduar 1:1 pjesa e parë e ndeshjes Dukagjini – Suhareka. 

Kjo ndeshje i takon javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll. 

Mevlan Zeka i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 11-të. 

Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 21-të pas gabimit të rëndë të portierit të Suharekës, Eurolind Avdimetaj. 

Avdimetaj nuk arriti që të kontrollonte një top që erdhi nga larg. Era ndikoi që topi ta kalonte portierin shtatlartë dhe të përfundonte në rrjetë.

Edhe Dukagjini fiton me rikthim të rezultatit ndaj Suharekës Futboll Dukagjini fiton me rikthim të rezultatit ndaj Suharekës

Golashënues për Dukagjinin ishte Faton Neziri.


Gabim i rëndë i portierit, barazon Dukagjini

Gabimi i rëndë i portierit Eurolind Avdimetaj i ka kushtuar me gol të pranuar skuadrës së Suharekës.

Avdimetaj nuk arriti që të kontrollonte një top që erdhi nga larg. Era ndikoi që topi ta kalonte portierin shtatlartë dhe të përfundonte në rrjetë.

Rezultati në ndeshjen ndaj Dukagjinit u barazua në 1:1 në minutën e 21-të.


Suhareka në epërsi

Skuadra e Suharekës ka kaluar në epërsi ndaj Dukagjinit.

Edhe Suhareka shënon fitoren e parë në Superligë Futboll Suhareka shënon fitoren e parë në Superligë

Për 1:0 realizoi Mevlan Zeka nga distanca në minutën e 11-të.

Kjo ndeshje i takon javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.