Sulmuesi Patrick Da Costa është afrimi më i ri te skuadra e Suharekës.
Suhareka të shtunën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje dyvjeçare me 27-vjeçarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin anësor Patrick Da Costa i cili bashkohet me klubin tonë me kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi”, shkruan në njoftimin e klubit suharekas.
Da Costa si futbollist është zhvilluar në kampionatin zviceran. Ai ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura zvicerane si Zuerichu.
Së fundmi ishte pjesë e skuadrës së kategorisë së katërt të futbollit zviceran Juventus Zuerich.