Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Suçiq: Jam me fat që luaj tek Interi

Petar Suçiq

Mesfushori kroat, Petar Suçiq, është i lumtur që në edicionin e parë tek Interi arriti që ta fitojë titullin e kampionit dhe Kupën e Italisë.

Suçiq tek Interi u transferua verën e kaluar nga Dinamo Zagrebi për 14 milionë euro.

Ai ndihet me fat që luan për klubin e madh italian.

“Jam me fat që luaj për këtë klub të mrekullueshëm. Përpiqem të bëj çmos për të ndihmuar ekipin. Sa më shumë të luash, aq më i mirë bëhesh. Jam i kënaqur me këtë vit të parë dhe shpresoj të bëj gjëra të mëdha me Interin në të ardhmen. Jam i lumtur që fituam dy trofe dhe dua të bëj një hap të madh në të ardhmen”, ka thënë 22-vjeçari, shkruan të enjten “Football Italia”.

Suçiq në 48 ndeshjet e luajtura këtë edicion ka kontribuar me katër gola dhe katër asistime.