Dy reprezentuesit e Shqipërisë, portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Stavro Pilios, janë eliminuar në çerekfinale të Ligës së Konferencës.
Ndonëse fituan 3:1 me AEK-un e Athinës ndaj Rayo Vallecanos të enjten mbrëma, ka vendosur ndeshja e parë 3:0 në të mirë të skuadrës spanjolle.
Pilios madje asistoi në golin e parë për 1:0.
Te Vallecano në bankën rezervë ishte mbrojtësi tjetër i Shqipërisë, Ivan Balliu.
Vallecano në gjysmëfinale do të luajë me Strasbourgun.
Gjysmëfinalja tjetër do të jetë mes Shakhtar Donetskut dhe Crystal Palaces.
Edhe
Publikohen formacionet e ndeshjeve kthyese të gjysmëfinaleve në Ligën e Konferencës
Shakhtari e eliminoi AZ Alkmaarin derisa Crystal Palace, Fiorentinan.
Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Ligës së Konferencës luhen më 30 prill.