Futboll

Sparta Praga vendos çmimin për Albion Rrahmanin

albion rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, mund të largohet nga Sparta Praga gjatë verës. Sparta Praga pagoi 5 milionë euro për Rrahmanin. U bë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit, por mund ta shesë përgjysmë më lirë. Sparta Praga kërkon 2.5 milionë euro për shitjen e Rrahmanit, shkruan sajti çek “Ruik”. 

Sipas mediumit çek, te Sparta Praga nuk janë ndarë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit të Kosovës.

“Shumë zhurmë për asgjë. Kështu mund të përshkruhet transferimi rekord. Vitin e kaluar, Sparta solli me shumë bujë Albion Rrahmanin si një vrasës në Ligën e Kampionëve. Që do të thotë se ai tregoi disa herë se përfundimet e tij janë vërtetë të shkëlqyera. Por në të njëjtën kohë, ai absolutisht nuk është i përshtatshëm për ligën çeke, nuk dëshiron të punojë shumë, nuk është i familjarizuar me duelet dhe të punoj pa top”, shkruan sajti çek. 

“Këtë javë u zbuluan informacione se Sparta nuk do ta kundërshtoj largimin e Rrahmanit” 

24-vjeçari shënoi nëntë gola dhe pati tri asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.