Kampionia në fuqi e Evropës, Spanja, dhe njëra prej favoriteve për ta fituar Botërorin 2026, ka barazuar në miqësore me Irakun të enjten mbrëma.
Ndeshja e zhvilluar në La Coruna u mbyll 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDy gola shumë të bukur u shënuan në miqësoren, që shërben si përgatitje për Botërorin që luhet në Kanada, Meksikë e SHBA.
Ferran Torres vrapoi nga gjysma e fushës dhe e përfundoi aksionin e minutës së 16-të për 1:0.
Ndërkohë, Merchas Doski i Irakut realizoi me gjuajtje të fuqishme nga distanca, e nga një kënd shumë i vështirë, në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë nuk pati më gola.
Spanja më 9 qershor luan me Perunë në miqësoren tjetër, ndërsa më pas udhëton për Botëror. Në grup me Spanjën janë Uruguai, Arabia Saudite dhe Kepi i Gjelbër.
Iraku, po ashtu pjesëmarrës në Botëror, më 10 qershor luan fillimisht miqësore me Venezuelën.
Në grup me Irakun në Botëror janë Franca, Norvegjia dhe Senegali.