Futboll

Sorloth shënon “hat-trick” në fitoren e Atleticos

Alexander Sortloth

Sulmuesi Alexander Sortloth u inkuadrua në minutën e 62-të, ndërsa shënoi “hat-trick” në fitoren bindëse 4:0 të Atletico Madridit ndaj Gironas të dielën, në ndeshjen e fundit të La Ligas spanjolle.

Atleticos iu deshën 68 minuta për të shënuar golin e parë. Norvegjezi Sorloth i dha epërsinë e parë ekipit të drejtuar nga Diego Simeone.

Ai realizoi për 1:0 në minutën e 68-të. Atletico shënoi golin e dytë nëpërmjet Clement Lengletit. Ai realizoi në minutën e 87-të për 2:0. Dy golat e fundit i realizoi Sorlodh. Fillimisht për 3:0 në minutën e 90-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 93-të.

Atletico e mbylli në vendin e tretë edicionin në La Liga me 76 pikë. Girona i shpëtoi rënies duke e përfunduar edicionin me 41 pikë në vendin e 16-të.