Futboll

Sorloth shkëlqen në fitoren e Atletico Madridit

Alexander Sorloth

Sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth, ka shkëlqyer të shtunën mbrëma në fitoren e Atletico Madridit. 

Atletico në kuadër të javës së 35-të të La Ligas e mposhti 4:0 Real Sociedadin. 

Të katër golat i realizoi Sorloth. 

29-vjeçari Sorloth golin e parë e realizoi në minutën e shtatë, tre minuta më pas e shënoi golin e dytë dhe “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 11-të. 

Ai është bërë futbollisti i parë në histori të La Ligas që realizon “hat-trick” brenda katër minutave.

Sorloth nuk u ndal me kaq pasi në minutën e 30-të e realizoi edhe golin e katërt. 

Atletico ka 70 pikë dhe renditet në pozitën e tretë. Sociedadi e zë vendin e 12-të me 43 pikë. 

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe tri xhiro.