Mesfushori me tipare defensive, Art Smakaj, ia ka siguruar fitoren të premten skuadrës së Lokomotivës së Zagrebit.
Lokomotiva e Zagrebit në kuadër të javës së 23-të të elitës së futbollit kroat e mposhti në shtëpi Varazhdinin me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSmakaj e shënoi golin e fitores për vendësit në minutën e 57-të.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
Ndeshjen te Lokomotiva e Zagrebit e kompletoi edhe Feta Fetai.
Mysafirët nga minuta e nëntë ishin me një futbollist më pak në fushë pasi Luka Mamiq u ndëshkua direkt me karton të kuq.
22-vjeçari Smakaj në 22 ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka kontribuar me dy gola dhe katër asistime.
Lokomotiva e Zagrebit është në pozitën e shtatë me 28 pikë.
Dy pikë më shumë i ka Varazhdini në vendin e pestë.