Mesfushori Art Smakaj e ka shënuar të premten mbrëma golin e parë në kampionatin e Kroacisë në futboll. Me golin e 21-vjeçarit, Lokomotiva e Zagrebit barazoi 1:1 ndaj Osijekut. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 24-të të elitës kroate.
Smakaj realizoi në minutën e 31-të, me goditje me kokë. Osijeku barazoi në minutën e 94-t, nga penalltia. Smakaj e Jon Mersinaj startuan te Lokomotiva. Enis Çokaj startoi tek Osijeku.
Lirim Kastrati e Feta Fetai luajtën si zëvendësues për Lokomotivën.
Osijeku është i katërti me 35 pikë, ndërsa Lokomotiva renditet e pesta me 30 pikë.