Mesfushori Art Smakaj e ka mbyllur me asistim edicionin në elitën e futbollit kroat.
Smakaj asistoi të shtunën në fitoren 3:0 të Lokomotivës së Zagrebit ndaj Goricës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo22-vjeçari Smakaj asistimin e bëri te goli i dytë të cilin e realizoi Silvio Gorican në minutën e 61-të. Ai luajti deri në minutën e 85-të.
Për Smakajn ky ishte asistimi i pestë në 35 ndeshjet e zhvilluara. Ka kontribuar edhe me dy gola.
Te Gorica, Medin Gashi luajti deri në minutën e 37-të. Adrion Pajaziti u paraqit deri në minutën e 70-të dhe Agon Elezi deri në minutën e 83-të.
Lokomotiva e Zagrebit kampionatin e përfundon në vendin e tetë me 39 pikë kurse Gorica një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.