Matjazh Kek nuk është më selektor i Sllovenisë në futboll.
Këtë e ka bërë të ditur të hënën Federata e Futbollit e Sllovenisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo64-vjeçarit Kek të dielën i përfundoi kontrata me federatën sllovene.
Sipas njoftimit, presidenti i federatës sllovene, Radenko Mijatoviq dhe Kek kanë vendosur që me marrëveshje të dyanshme të mos e vazhdojnë bashkëpunimin.
Kek, drejtimin e Përfaqësueses së Sllovenisë e mori në vitin 2018.
Tekniku me shumë përvojë e udhëhoqi Slloveninë drejt disa sukseseve, si kualifikimi në Kampionatin Evropian.
Ai ishte selektor i Sllovenisë edhe nga viti 2007 deri në vitin 2011.
Sllovenia nuk pati kampanjë të suksesshme në kualifikimet për Botërorin 2026. Ishte në Grupin B së bashku me Zvicrën, Kosovën dhe Suedinë.
E përfundoi grupin në vendin e tretë me katër pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës më 10 tetor fillimisht barazoi pa gola me Slloveninë në “Fadil Vokrri”. Ndërsa më 15 nëntor Kosova e mposhti Slloveninë 2:0 në Lubjanë.