Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sllovenia fillon përgatitjet pa Sheshkon

Benjamin Sheshko

Përfaqësuesja e Sllovenisë në futboll ka nisur të hënën përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Kosovës.

Por Sllovenia ka nisur grumbullimin pa yllin më të madh, Benjamin Sheshko.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai u lëndua të shtunën derisa po luante për Manchester Unitedin.

Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Sllovenisë, paraqitja e Sheshkos ndaj Kosovës më 15 nëntor dhe ndaj Suedisë më 18 nëntor është shumë në dyshim.

“Trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek, ka thënë para stërvitjes se është në komunikim të vazhdueshëm me sulmuesin e Manchester Unitedit, që lëndoi gjurin të shtunën. Se sa serioz është lëndimi do të kuptohet pas testeve që e presin Sheshkon në ishull. Menaxhmenti i Sllovenisë nuk ka pranuar ende nga klubi i Premier Leagues ndonjë dëshmi për gjendjen shëndetsore të 22-vjeçarit”, ka njoftuar federata sllovene.