Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Skuadra e Matoshit e Imerit vlerësohet “Leicesteri i Zvicrës”

Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri

Skuadra e Thunit, ku aktivizohen futbollistët shqiptarë, Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri, në Angli po vlerësohet si “Leicester City” i Zvicrës. 

Leicester City në elitën angleze befasoi të gjithë kur e fitoi titullin me trajnerin Claudio Ranieri në edicionin 2015/16. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“BBC” e ka bërë një shkrim të gjatë për Thunin të premten, ndërsa e ka titulluar: ‘Leicesteri zviceran’ afër titullit të parë. 

Thuni ishte në prag të kolapsit financiar, por në vitin 2020, Andres Gerber u bë president i klubit që tani si lider, i ka 15 pikë më shumë se St. Galleni i vendit të dytë. 

Gerber vlerësohet arkitekti kryesor për këtë sukses. 

FC Thuni ka histori 128-vjeçare, ndërsa fitimi i titullit vlerësohet të jetë si më i jashtëzakonshmi në historinë e futbollit evropian. 

Deri në fund të kampionatit zviceran kanë mbetur edhe shtatë xhiro për t’u luajtur. 

Matoshi 22-vjeçar i ka pesë gola e katër asistime në 28 paraqitje në këtë sezon me Thunin. 

Ndërkohë, Imeri i ka gjashtë gola e po aq asistime në 25 ndeshje. Të dy janë mesfushorë të qendrës.