Holandezi Xavi Simons ka debutuar me asistim te skuadra e Tottenham Hotspurit.
Tottenhami ka shënuar fitore bindëse 3:0 të shtunën në udhëtim ndaj West Ham Unitedit.
Ndeshja i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues.
Simons asistoi te goli i parë të cilin e realizoi Pape Matar Sarr në minutën e 47-të.
22-vjeçari Simons te Tottenhami u transferua nga RB Leipzigu për 65 milionë euro.
Dy golat e tjerë për mysafirët i realizuan Lucas Bergvall në minutën e 57-të dhe Micky van de Ven në minutën e 64-t.
Për Tottenhamin ishte fitorja e tretë. Ka edhe një humbje.
Ndërkohë West Hami ka tri humbje e një fitore.