Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Simeone flet për episodet diskutabile në fitoren e Realit

Simeone flet për episodet diskutabile në fitoren e Realit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur për rastet diskutabile të cilat ndodhën në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndërmjet Real Madridit dhe Celta Vigos. 

Reali avancoi në çerekfinale të garës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fitoi 5:2, por vetëm pas vazhdimeve. Koha e rregullt u mbyll 2:2. 

Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Endrick me dy gola dhe Federico Valverde, i shënuan golat për madrilenët, ndërsa Jonathan Bamba dhe Marcos Alonso, i realizuan golat për mysafirët. 

“Nuk e kam parë ndeshjen, por më kanë thënë se kishte episode të cilat po përsëriten tash e njëqind vjet. Nuk e di pse befasohen ata”, ka deklaruar të premten në konferencën për shtyp trajneri i Atleticos. 

Nga momentet diskutabile u përmend momenti kur Mbappe shënoi për 1:0. Dyshohej për penallti fillimisht. Gjyqtari nuk sinjalizoi në pikën e bardhë dhe loja vazhdoi. Por, para dyshimit për penallti, kishte ndërhyrje të Rudigerit në hyrje të zonës. Edhe ajo nuk u sinjalizua për ndërhyrje të palejuar. Loja vazhdoi dhe në kundërsulm, Mbappe realizoi gol të bukur për 1:0. 

Një tjetër rast diskutabil ishte një prekje me dorë brenda në zonë e gjermanit Rudiger. 

Momente të tjera diskutabile, ishin shkelja e Endrickut ndaj një kundërshtari nga prapa dhe nuk është dhënë karton i kuq, kurse një tjetër ishte kur Valverde e goditi Ilaix Moriban, duke ia ndaluar vrapimin, shkruan “Marca” të premtne. 

Sipas Simeones, Real Madridi dhe Barcelona favorizohen shumë nga gjyqtarët.