Kombëtarja e Shqipërisë në futboll e ka kthyer shkëlqimin. Pas dy humbjeve rresht, kuqezinjtë të hënën mbrëma shkëlqyen në Tbilisi.
Shqipëria fitoi 1:0 ndaj Gjeorgjisë, për t’iu revanshuar asaj për humbjen që ia shkaktoi më 10 shtator në Tiranë.
Sfida u vendos në minutën e 48-të. Të përzgjedhurit e Sylvinhos bënë aksion model.
Pas një topi të gjatë të Mario Mitajt, Nedim Bajrami fitoi duel në afërsi të zonës gjeorgjiane. Pasoi në zonë për Indrit Tucin, që ktheu topin te Kristjan Asllani që shënoi gol të bukur me goditje nga distanca.
Shqipëria ka pasur raste të mira edhe pas golit për 1:0. Nedim Bajrami gjuajti fare pranë portës, ndërsa Mirlind Daku nuk ishte i saktë me një goditje me kokë.
Ashtu si pritej, Gjeorgjia rriti presionin në minutat e fundit. Por mbrojtja kuqezi ishte kompakte dhe ruajti epërsinë prej 1:0.
Shqipëria tani i ka gjashtë pikë, sa edhe Gjeorgjia e Çekia. Ukraina mbetet me tri pikë. Prej orës 20:45 takohen Ukraina e Çekia.
Sylvinho: Shqipëria po rritet ende
"Ishte ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e kaluar është se sot fituam e në ndeshjen e kaluar jo. Jemi duke u rritur si skuadër. Edhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për të ndryshuar rezultatin, por nuk kishim fat. Nuk dua të merrem me lojtar specifik, por i gjithë grupi ka funksionuar mirë. Jemi paraqitur mirë dhe po rritemi si skuadër. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Trishtohem kur humbim ndeshje, por sot kanë luajtur mirë të gjithë. Tuci luajti mirë, Ajeti, Balliu, Bajrami, të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Sigurisht që do të festojmë në nëntor, por me këmbë në tokë. Nga nesër fillojmë të punojmë. Por grupi është shumë i vështirë. Secili mund të mposht secilin. Është grup i fortë, grup i hapur"
Ylber Ramadani: Kritikat na bënë mirë
“Kemi lënë shpirtin në fushë, nga i pari tek i fundit. Sot treguam karakter. Ishim grup i bashkuar dhe merituam rezultatin në fund. Secili është i gatshëm të jap maksimumin. Nuk ka hatërmbetje. Jemi të bashkuar dhe secili që luan synon ta tregojë veten. Sot treguam veten dhe morëm pikët.
Kemi mundur ta mbyllim ndeshjen më herët. Jemi hedhur disa herë para dhe kishim raste të mira.
Kishim disa ditë të vështira, pasi jemi kritikuar shumë. Por kritikat na bënë mirë”.
Kristjan Asllani: Kemi lënë shpirtin në fushë
“Sot ishim ekip më kompakt. Kemi lënë shpirtin, zemrën në fushë. Ishte ndeshje shumë e vështirë. E kemi ditur se Gjeorgjia luan futboll të bukur. Por kemi luajtur shumë më mirë se në Tiranë. Nga sot e tutje besoj se do të mbrohemi kështu të gjithë së bashku, në fushë e jashtë saj. Erdhëm për tri pikë sot, donim tri pikë dhe ia dolëm. Mirë që gjetëm golin në fillim të pjesës së dytë dhe nuk pësuam. Gjeorgjia është vërtetë ekip shumë i fortë. Sylvinho na ka bërtitur për të mbyllur pasimet brenda dhe më në fund ia dolëm. Rëndësi ka të shënojmë gola. Në Kombëtare luaj më përpara dhe duhet të jem më aktiv në fazën sulmuese. Fitorja ndikon shumë. Po të humbnim sonte, do të ishte e vështirë të mendonim për diçka më të madhe. Do të kthehemi në nëntor, kemi dy ndeshje në shtëpi dhe shpresojmë në rezultat pozitiv. Nuk ka shumë rëndësi kush shënon gola e kush jo. Në fund të ndeshjes ishim gjithë përtokë se u lodhëm. Tifozët i kishim këtu dhe i falënderojmë”.
Ardian Ismajli: Dita më e lumtur për mua dhe familjen time
“Kemi pasur gjithnjë besim. Erdhëm për tri pikë. E kemi merituar plotësisht këtë fitore. Kjo fitore na shtyn përpara dhe na jep motiv të madh për ndeshjet e nëntorit që për ne janë si finale. Për mua dhe për familjen time kjo është dita më e lumtur. Të mbaj shiritin e kapitenit, të përfaqësoj gjithë shqiptarë anembanë botës. Ne asnjëherë nuk kemi probleme se kush luan e kush jo. Pavarësisht se kush luan, jemi një skuadër dhe kjo ka bërë që Shqipëria të arrijë në këto nivele. E rëndësishme është që kemi reaguar jashtëzakonisht mirë. Kemi treguar se jemi ata të Evropianit. Jemi në garë për vendin e parë. Në nëntor do të jemi shumë të motivuar, sidomos pasi luajmë para tifozëve tanë”.
Indrit Tuci: Fituam me shumë sakrificë
Indrit Tuci: Fituam me shumë sakrificë
“Ndeshje shumë e luftuar, sakrificë e madhe por në fund ia dolëm. Përgëzime për të gjithë. Trajneri më dha besim para ndeshjes, më tha se do të luaj. Deshi Zoti, loja shkoi mirë dhe fituam. Kjo ka rëndësi e jo kush shënon gol. Pak para ndeshjes e mora vesh që do të luaj nga fillimi. U përgatita shumë mirë dhe shkoi mirë. Sot ishte lojë e sakrificës. Jam shumë i lumtur që shërbeva për Asllanin”.
Tjetër rast i artë për kuqezinjtë
Nedim Bajrami ka lëshuar rast të artë për Shqipërinë ndaj Gjeoprgjisë. Në minutën e 57-të, Bajrami gjuajti fare pranë portës.
Rezultati mbetet 1:0 për Shqipërinë.
Shqipëriaaaaaaaaa
Shqipëria ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Gjeorgjisë.
ristjan Asllani shënoi supergol në minutën e 48-të.
Pa gola në pjesën e parë të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri
Nuk janë shënuar gola në pjesën e parë të ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.
Gjeorgjianët kanë pasur iniciativën dhe kanë rrezikuar më shpesh. Por rastet e saj i kishte edhe Shqipëria. Indrit Tuci i është afruar më së shumti golit.
Shqipëria i kishte pesë raste për gol sa edhe Gjeorgjia. Goditje të sakta, kuqezinjtë i kishin tri e gjeorgjianët dy.
Fishkëllehet himni shqiptar në Gjeorgji
Fishkëllimat nuk janë ndalur derisa është intonuar himni shqiptar para ndeshjes Gjeorgji – Shqipëri.
Në stadiumin në Tbilisi janë edhe pak tifozë të Shqipërisë.
Ndeshja fillon në ora 18:00.
Tuci starton, Daku në stol
Mirlind Daku nuk ka bindur Sylvinhon në ndeshjen ndaj Çekisë. Dhe ai ka mbetur në stol për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë që fillon në ora 18:00.
Indrit Tuci do të paraqitet në sulm.
Ivan Balliu paraqitet në vend të Elseid Hysajt, ndërsa Arlind Ajeti në vend të Marash Kumbullës. Pjesa tjetër e ekipit ka mbetur e njëjtë.