Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Letoni, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.
Kuqezinjtë sonte nga ora 20:45 në “Air Albania” e presin Letoninë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës që mbahet vitin e ardhshëm në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Shqipërisë i duhet fitorja ndaj Letonisë për të mbetur në garë për kualifikim në Botëror.
Shqipëria është në Grupin K së bashku edhe me Anglinë, Serbinë dhe Andorrën.
Është në vendin e tretë me pesë pikë. Letonia është në pozitën e katërt me një pikë më pak.