Sulmuesi italian Ciro Immobile ka vendosur të shtunën derbin turk mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes.
Beshiktashi e fitoi 1:0 ndeshjen e xhiros së 15-të të Superligës së Turqisë.
Immobile e vendosi sfidën në minutën e 73-të, kur shënoi me asistim më Alex Oxlade-Chamberlain.
Milot Rashica startoi te Beshiktashi dhe luajti deri në minutën e 78-të. Ernest Muçi u aktivizua në minutën e 92-të.
Beshiktashi është i katërti me 25 pikë. Fenerbahçe bëri tjetër hap të gabuar në garën për titull. Është në vendin e dytë me 32 pikë.
Udhëheq Galatasaray.