Ish-futbollisti i njohur anglez, Alan Shearer, e ka përfshirë portierin e Kosovës, Arijanet Muriq në formacionin më të mirë të xhiros së 34-t në Premier League.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFormacioni i përzgjedhur nga legjenda angleze është publikuar të hënën në faqen zyrtare të Premier Leagues.
Muriqi të shtunën ishte lojtar i ndeshjes te skuadra e Burnleyt në fitoren 4:1 ndaj Sheffield Unitedit. Ai bëri 10 pritje, prej tyre tetë të goditjeve brenda zonës.
Muriq mori lëvdata të shumta për paraqitjen ndaj Sheffieldit. Burnley vazhdon garën për mbetje në elitën angleze.