Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri shënon në barazimin e Baselit me Copenhagenin

shaqiri

Baseli dhe Copenhageni kanë barazuar në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Konferencës dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese. 

Baseli e Copenhageni barazuan të mërkurën mbrëma në stadiumin “St. Jakob-Park”. 

Për skuadrën helvetike realizoi Xherdan Shaqiri. 

Shaqiri ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 14-të. 

Në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, Copenhageni i barazoi shifrat. 

Edhe Baseli e Shaqiri eliminohen nga Championsi Futboll Baseli e Shaqiri eliminohen nga Championsi

Për skuadrën daneze realizoi Gabriel Pereira. 

Baseli nga minuta e 82-të mbeti pa mbrojtësin Jonas Adjetey, që u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë. 

Copenhageni e shënoi një tjetër gol tre minuta para fundit me Andreas Cornelius, por u anulua për pozitë jashtë loje. 

Copenhageni e eliminoi Dritën në rrethin e dytë kualifikues të Championsit, me rezultatin e përgjithshëm 3:0. 

Përveç Shaqirit që e kompletoi ndeshjen, titullar ishte edhe Albian Ajeti. Ai luajti deri në minutën e 68-të.

Edhe Shaqiri e Ajeti me Baselin humbin në shtëpi Futboll Shaqiri e Ajeti me Baselin humbin në shtëpi

Mesfushori Dion Kacuri ishte në bankën rezervë.


Shaqiri kalon Baselin në epërsi ndaj Copenhagenit

Baseli ka shënuar gol në ndeshjen kundër Copenhagenit. Ai shënoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 14-të nga penalltia. Ndeshja Basel – Copenhagen i takon plejofit të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë po luhet në Basel, ndërsa e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Kopenhagen. 

Edhe Supergol i Shaqirit në barazimin e Baselit Futboll Supergol i Shaqirit në barazimin e Baselit

Për Baselin nga minuta e parë po paraqitet edhe sulmuesi Albian Ajeti.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1mvocjo/basel_10_fc_københavn_xherdan_shaqiri_penalty_14/?utm_source=share&utm_medium=web3x&utm_name=web3xcss&utm_term=1&utm_content=share_button