Sot, por prej orës 15:00, është shorti për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Evropës. Në këtë raund garash paraqitet Prishtina, si fituese e Kupës së Kosovës në futboll.
UEFA të martën paraqiti ndarjen e skuadrave në minigrupe.
Prishtina në short nuk është bartëse, ndërsa përballë do të ketë një skuadër të nivelit serioz evropian. Shakhtar Donetsku i Ukrainës, Sheriff Tiraspoli i Moldavisë, Celje e Sllovenisë dhe Spartak Trnava e Sllovakisë janë kundërshtar të mundshëm të Prishtinës.
Prej orës 16:00 është shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës. Kundërshtarin e mëson Malisheva.
Vikinguri i Islandës, Partizani i Tiranës, Floriana e Maltës dhe St. Joseph’s nga Gjibraltari janë kundërshtarët e mundshëm të Malishevës.