Futboll

Sane vendimtar në fitoren e Galatës

Leroy Sane

Sulmuesi i krahut, Leroy Sane, ishte vendimtar të shtunën mbrëma në fitoren e skuadrës së Galatasarayt. 

Galata e mposhti 2:1 Bashakshehirin në udhëtim në ndeshjen që i takoi javës së nëntë të Superligës së Turqisë. 

Të dy golat për gjigantin turk, Galatasaray, i realizoi Sane. 

Fillimisht shënoi për 1:0 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. 

Bashakshehiri i barazoi shifrat në minutën e 59-të me golin që e realizoi Eldor Shomurodov. 

Dy minuta më pas, Sane, e realizoi golin e fitores. 

Gjermani Sane në verë iu bashkua Galatës si lojtarë i lirë pasi i skadoi kontrata me Bayern Munchenin. 

Galata është lider me 25 pikë. Bashakshehiri e zë vendin e 15-të me gjashtë pikë.