Futboll

Sane do të luajë për Bayernin në Kupën e Botës

Leroy Sane

Leroy Sane do të luajë për Bayern Munichun në Kupën e Botës për klube, deri në momentin kur t’i skadojë kontrata në fund të këtij muaji. 

Sulmuesi i krahut më pas do t’i bashkohet Galatasarayt si futbollist i lirë. 

Sane do të paraqitet në të tria ndeshjet e bavarezëve në Grupin C, kundër Auckland Cityt, Boca Juniorsit dhe Benficas. 

29-vjeçari mund të luajë edhe në 1/8 e finales, nëse Bayerni përfundon në njërin prej dy vendeve të para në grup, ka njoftuar Sky Sport të enjten.