Emir Sahiti me Hamburgun dhe Fisnik Asllani me Elversbergun kanë barazuar pa gola të premten në mbrëmje.
Ndeshja Hamburg – Elversberg i takoi javës së 27-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman.
Sahiti te vendësit luajti deri në minutën e 69-të kurse Asllani e kompletoi ndeshjen te mysafirët.
26-vjeçari Sahiti ishte i grumbulluar me Kosovën për dy ndeshjet e plejofit të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
22-vjeçari Asllani mungoi për shkak të një lëndimi.
Hamburgu është lider me 49 pikë.
Edhe
Elversbergu fiton një pikë me asistim të Asllanit
Kolni ka dy pikë më pak në vendin e dytë por ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Elversbergu e zë vendin e shtatë me 41 pikë.