Futboll

Rumaninë do ta kënaqte edhe një pikë ndaj Kosovës

Drejtori teknik i Federatës Rumune të Futbollit, Mihai Stoichita

Drejtori teknik i Federatës Rumune të Futbollit, Mihai Stoichita

Drejtori teknik i Federatës Rumune të Futbollit, Mihai Stoichita, ka thënë se Kosova nuk do të jetë kundërshtar i lehtë. Ai ka lënë të kuptohet se Rumania do të ishte e kënaqur edhe me një pikë në përballjen kundër “Dardanëve”.

Ndeshja Rumani – Kosovë luhet të premten dhe i takon Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Ndeshjen e fundit të edicionit të katërt të Ligës së Kombeve, Rumania e ka në Bukuresht më 18 nëntor. Do të përballet kundër Qipros.

“Dëshiroj t’ju them diçka. Unë jam i kënaqur edhe me katër pikë. Nuk dua të them se nuk dua të fitoj një pikë tani dhe tri në fund për t’i dhënë fund këtij grupi me zhurmë. Do të isha shumë i lumtur nëse do të fitonim pikët maksimale, por duhet të jem më pragmatik. Nuk e di se çfarë ndodh në ndeshje dhe duhet të kemi parasysh që Kosova nuk është ekip i dobët”, ka thënë Stoichita për sajtin rumun “Fanatik”.

Rumania është e para me 12 pikë, Kosova e dyta me nëntë pikë, kurse Qiproja në vendin e tretë me tri pikë. E fundit pa pikë është Lituania, kundërshtarja e fundit e Kosovës.