Futboll

Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Çeki

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, është pjesë e formacionit më të mirë të javës të elitës së futbollit çek. 

Formacioni më i mirë i javës së katërt është zgjedhur nga faqja zyrtare e ligës. 

Rrahmani të dielën e realizoi golin e fitores për Spartën në ndeshjen ndaj Sigma Olomoucut. Sparta fitoi me rezultat 1:0. 

Reprezentuesi i Kosovës e ka filluar mbarë edicionin 2025/26. 

Në shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar katër gola. 

24-vjeçari Rrahmani pjesë e Spartës është nga viti i kaluar kur u transferua nga Rapid Bukureshti për pesë milionë euro. 

Me Përfaqësuesen e Kosovës, ai ka gjashtë gola të realizuar në 15 ndeshjet e zhvilluara.