Sllovakia e Kosova do të luajnë mes vete në ndeshjen gjysmëfinale të plejofit për Botërorin 2026 në muajin mars.
Menjëherë pas shortit, Albion Rrahmani e Lukash Haraslin kanë nisur ngacmimet për përballjen që do ta kenë vitin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani e Haraslin luajnë te skuadra e Spartës së Pragës në Republikën e Çekisë.
Për këtë ka folur Haraslin që të shtunën mbrëma shënoi e asistoi në fitoren 2:1 të Spartës së Pragës në udhëtim te Mlada Boleslav.
Rrahmani ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 63-të.
“Kosova është kundërshtare e papërshtatshme. Ata kishin situatë të vështirë në kualifikim dhe shkëlqyen me rezultate. Do të kemi ndeshje të vështirë para nesh, por besoj se ambienti në shtëpi do të na ndihmojë. Kam folur me Albion Rrahmanin. Natyrisht, ngacmimet mes nesh kanë nisur menjëherë pas shortit”, ka deklaruar Haraslin, ka shkruar “Tasr.sk” të dielën.
25-vjeçari Rrahmani në 25 ndeshjet e këtij edicioni ka nëntë gola e dy asistime në të gjitha garat.