Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ronaldo arrin shifrën e 940 golave

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka arritur shifrën e 940 golave në karrierë.

Ronaldo realizoi gol nga penalltia të premten mbrëma në fitoren e skuadrës së Al-Nassrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Al-Nassri në ndeshjen hapëse të sezonit të ri në elitën e futbollit arab fitoi 5:0 në udhëtim ndaj skuadrës Al Taawon.

Superylli i futbollit, Ronaldo, ishte i saktë nga penalltia për 2:0 në minutën e 54-t.

Joao Felix shënoi “hat-trick” kurse Kingsley Coman ishte realizatori i një goli.

Ronaldo me Al-Nassrin të shtunën e kaluar u mposhtën në finale të Superkupës së Arabisë Saudite nga Al-Ahli pas ekzekutimit të penalltive.