Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

“Makineria” Ronaldo nuk ka të ndalur, arrin shifrën e 931 golave

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo i është afruar edhe për dy gola të tjerë synimit të jashtëzakonshëm për 1000 gola në karrierë.

Tani portugezi i ka 931 gola të realizuar.

Ronaldo shkëlqeu të premten mbrëma në fitoren 3:1 të Al Nassr ndaj Al Hilalit. Ndeshja i takoi xhiros së 26-të të kampionatit të Arabisë Saudite.

Superylli shënoi në minutën e 47-të me asistim të Sadio Mane për 2:0. Në minutën e 88-të shënoi nga penalltia për 3:1, me të cilin rezultat përfundoi ndeshja.

Këtë edicion 40-vjeçari i ka 21 gola në 25 paraqitje kampionale në Arabinë Saudite.

Edhe Ronaldo edhe më afër shifrës së 1.000 golave Futboll Ronaldo edhe më afër shifrës së 1.000 golave

Tjetër gol nga Ronaldo, tani i ka 931

Cristiano Ronaldo ka realizuar penallti për glin e 931-të në karrierë.

Ai shënoi për 3:1 në ndeshjen që Al Nassr po e luan ndaj Al Hilalit.

Ronaldo shënoi në minutën e 87-të.

VIDEO:


Ronaldo – 930 gola

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në karrierë. Të 930-tin me radhë.

Superylli realizoi të premten mbrëma për Al Nassr, që po udhëheq 2:0 ndaj Al Hilalit, në kuadër të kampionatit të Arabisë Saudite.

Edhe Ronaldo, 21 gola larg shifrës jubilare Futboll Ronaldo, 21 gola larg shifrës jubilare

Synimi i Ronaldos është të shënojë 1000 gola.

VIDEO: