Skuadra e Romës e ka pësuar disfatën e parë që prej 2 shkurtit dhe ka bërë hap të gabuar në garën për të arritur njërin prej vendeve që dërgojnë në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Roma të dielën pësoi humbje 2:1 në udhëtim te Genoa që po lufton për mbetje në elitë.
Ndeshja i takoi xhiros së 28-të të Serie A.
Roma mbetet në pozitën e pestë me 51 pikë, sa ka edhe Como në pozitën e katërt.
Genoa tani zë vendin e 13-të me 30 pikë.
Junior Mesias nga penalltia në minutën e 52-të i dha Genoas epërsinë 1:0. Evan Ndicka i barazoi shifrat në minutën e 55-të, ndërsa Vitinha dhjetë minuta para fundit, ia siguroi pikët e plota Genoas.
Mbrojtsi 17-vjeçar nga Shqipëria, Kris Gecaj, ishte në bankën rezervë te Genoa.