Vedat Muriqi e shënoi një gol për Mallorcan të dielën, por që nuk i mjaftoi skuadrës së tij ta shmangë disfatën. 

Në xhiron e 24-t të La Ligas, Mallorca u mposht në shtëpi nga Real Betisi 2:1, por Muriqi vendosi rekord personal. 

Ai në minutën e 66-të shënoi gol të bukur me kokë. Ishte goli i 16-të sezonal, dhe konfirmim se sulmuesi shtatlartë i Kosovës po e kalon edicionin më të mirë, duke e kaluar numrin e golave në sezonet e mëhershme në elitën spanjolle. 

Më së shumti në La Liga me Mallorcan, Muriqi i kishte 15 gola të shënuar.

Muriqi në La Liga arriti në shifrën e 50 golave dhe është vetëm katër gola larg barazimit të rekordit të vendosur nga Samuel Eto’o me Mallorcan. Me këtë ritëm të golave të shënuar, Muriqi mund ta thyejë rekordin që është mbajtur për kohë të gjatë nga ish-sulmuesi kamerunas. 

Postime të veçanta të dielën për Muriqin kanë bërë si Mallorca ashtu edhe faqja zyrtare e La Ligas. 
“OptaJose” në platformën “X”, faqe që merret me statistika të lojtarëve, veçanërisht ata që luajnë në Spanjë, ka paraqitur një tjetër të arritur të madhe. 

“Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë edicion dhe është bërë lojtar i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë gjatë një sezoni”, ka shkruar “OptaJose”. 

Muriqi pati edhe disa mundësi tjera shënimi, por nuk realizoi më. Para nisjes së ndeshjes e pranoi çmimin e “lojtarit më të mirë të muajit janar”. Këtë çmim, Muriqi e ka fitoi për herë të dytë. 
Mallorca vazhdon luftën e madhe për mbetje në elitë. I ka 24 pikë në pozitën e 18-të. 
Betisi ka 41 pikë në pozitën e pestë.

OptaJose: Muriqi më së tepërmi gola me kokë në pesë ligat e mëdha

1 o. më parë / 15 shk 2026 22:48
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi është golashënuesi më i mirë me kokë në pesë ligat kryesore të Evropës këtë edicion dhe është bërë lojtar i parë i Mallorcas që shënon gjashtë gola me kokë gjatë një sezoni, sipas “OptaJose”, që merret me statistika të ndeshjeve.
 

AS: Çfarë goli nga Muriqi

1 o. më parë / 15 shk 2026 22:45
Vedat Muriqi

Mediumi spanjoll “AS” ka shkruar po ashtu për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi. Në raportin e ndeshjes “AS” shkruan për mënyrën se si Muriqi shëno golin për 2:1 në ndeshjen ndaj Betisit. 

“Çfarë goli nga Muriqi”, është përshkrimi i golit nga gazeta spanjolle. “Është një gol fantastik nga ‘Pirati’”.

Muriqi shënoi me kokë nga rreth tre metra. Ishte goli i 16-të për Muriqin. Është rekord për gola të shënuar me fanellën e Mallorcas. Ai më herët kishte shënuar 15 gola për Mallorcan. Tani i ka 16 gola.

Nuk ndalen postimet për Muriqin, vjen një i ri nga Mallorca

1 o. më parë / 15 shk 2026 22:39
Vedat Muriqi

Nuk ndalen postimet për Vedat Muriqin. 

Një tjetër postim i veçantë për “piratin”, ka ardhur nga skuadra e tij Mallorca. 

Mallorca e ka paraqitur Muriqin afër një plazhi, dhe e ka shkruar “50 gola në La Liga”. 

Muriqi është vetëm katër gola larg barazimit të rekordit që e mban legjenda kamerunase e futbollit, Samuel Eto’o. 

Eto’o i ka 54 gola në La Liga me Mallorcan, ndërsa Muriqi pritet që të hyjë në histori si golashënuesi më i mirë i skuadrës në elitën spanjolle. 

Me këtë ritëm të golave, Muriqi mund ta thyejë rekordin e vendosur nga Eto’o, e që është mbajtur për kohë të gjatë.

La Liga me postim të veçantë për Muriqin

1 o. më parë / 15 shk 2026 22:36
Vedat Muriqi - La Liga

Faqja zyrtare e La Ligas në platformën “X” ka shkruar për Vedat Muriqin dhe e ka shfaqur një foto të veçantë. 

Një karrocë e mbushur me topa po e shkruajnë numrin e golave të Muriqit me fanellën e Mallorcas në La Liga. 

“Më së shumti gola brenda një sezoni për Vedat Muriqin në La Liga”, shkruan në postim.