Real Madridi e ka fituar edhe trofeun e pestë për vitin 2024.
Madrilenët pas triumfit në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës, kanë triumfuar të mërkurën mbrëma edhe në Kupën Interkontinentale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali e mposhti skuadrën meksikane Pachuca me rezultatin 3:0 në finale të Kupës Interkontinentale inauguruese.
Kylian Mbappe në minutën e 37-të, Rodrygo në minutën e 53-të, dhe Vinicius Junior në minutën e 84-t nga penalltia, i shënuan golat e fitores.
Ndeshja u zhvillua në “Lusail Stadium” të Katarit.